Deputeti Noka: Protestuesit e arrestuar janë dhunuar barbarisht nga policia

 

Protestuesit e arrestuar nga policia, janë dhunuar në polici. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PD-së, Flamur Noka. Ndërkaq edhe në fotot e siguruara nga SYRI.net duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj protestuesve të djeshëm që janë arrestuar.

“Janë dhunuar qytetari Andi Puka dhe një qytetar tjetër me mbiemër Vladi. Në familjen e Pukës janë dhunuar edhe e ëma dhe babai. Këto kanë ndodhur në komisariatin numër 5 në Kamzë.

Ja kam shprehur shqetësimet shefit të komisariatit për dhunën që është ushtruar në komisariatin e Kamzës. Ministri është falangë e krimit dhe i bëj thirrje për të ndaluar falangat e krimit. Do të ketë përplasje nëse nuk lirohen”, është shprehur deputeti i PD-së Flamur Noka.

SHKARKO APP