Deputeti paralajmëron: Me Shkodrën të keni kujdes se e lau me gjak demokracinë, s’ka pse e lan dhe pandeminë
Deputeti Zef Shtjefni ka bërë një apel të fortë sot nga salla e Kuvendit ku u ka kërkuar ligjvënësve të kenë kujdes me me Shkodrën, ndërsa ka kritikuar ndërhyrjen e vonë nëpër tregje në stabilizimin e situatës dhe ndalimin e përhapjes së infeksionit në qytetin veriperëndimor të vendit.
“Shteti të bashkëpunojë me qeverisjen lokale në Shkodër, masat e marra tani sic ishte mbyllja e tregjeve, duhet të ishte marrë që në fillim. Ndaj ju them me Shkodrën të keni kujdes! E ka larë me gjak demokracinë Shkodra, s’ka si e lan me vdekje edhe pandeminë, ndaj të keni kujdes. Ndryshimet në Kod nuk do i votoj sot”,- tha ai.