Deputeti për vra*ësin e policit: Jo kri*inel, e meritonte foton me mua

Azgan Mërnica, 23-vjeçari që vrau efektivin e Policisë në Fier, është parë si mbështetës i PD-së në Fier. Ai ka dalë në krah deputetit të PD-së së Rithemelimit, Luan Baçi. Deputeti ka ndarë foto me një grup djemsh që ishin pjesë e kësaj strukture, ndërsa mes tyre dallohet edhe Azgan Mërnica.

Po ashtu Baçi pohon në këtë postim se janë gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture. Kurse nga protesta në Bashkinë e Tiranës, Baçi shtoi se kur e ka bërë foton me Mërnicën, ai s’ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm.

”E njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 kur ka bërë atë foton me mua nuk ka qenë kriminel, ka qenë qytetar, punëtor, i ndershëm, familjar dhe absolutisht meritonte foton me mua. Ta keni këtë përgjigje këtu, e dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje, do t’iu lutesha kot mundoheni të më presioni me foto të tilla, me thirrje në SPAK, me denoncimi e kallëzimi të hartuara nga patronazhistë. Po u jap përgjigje këtu, jam Luan Baçi dhe do vazhdoj punën time të ndershme, nuk tërhiqem nga presionet, nga SPAK, nga BKH”, tha Luan Baçi.

SHKARKO APP