Deputeti Prenga mbërrin në Kuvend me policë, pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve

 

Pritet fillimi i mbledhjes se komisionit te mandateve. Vetëm 15 minuta para se të nisë mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga efektivë të policisë, deputeti Armando Prenga.

Këshilli do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Armando Prenga.

Mbi bazën e veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën pa leje Tom Calin, si dhe ka kanosur duke u drejtuar pistoletën personave që shoqëronin Gjok Calin para Komisariatit të Policisë Kurbin. Ky i fundit kishte shkuar për të bërë denoncim se ishte goditur nga deputeti në Patok.

Sipas prokurorisë deputeti dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”.

SHKARKO APP