Deputeti: Që psikovirusi të vrasë sa më pak, shqiptarët nuk duhet të kenë frikë si italianët

Ndërsa e gjithë beteja është përqëndruar për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe mbajtjen në kontroll të infeksionit nga COVID 19, Edmond Stojku, ish-drejtor i Agjensisë së Shëndetit Publik për Tiranën, deputet në Kuvendin e Shqipërisë thotë se po kaq e rëndësishme është edhe lufta me psikovirusin.

Në një lidhje me skypë për “Tempora” në Rtv Ora, Stojku thotë se që  psikovirusi të vrasë sa më pak, shqiptarët nuk kanë nevojë të kenë frikë si italianët.

Stojku: Publiku i vetëizoluar po ndryshon metodikën e sjelljes. Nuk rri në familje vetëm në mëngjes kur zgjohet nga gjumi, në drekë kur vjen nga puna, në darkë pasi ka mbaruaër xhiron. Publiku ka filluar të rrijë me njerëzit e familjes. Ka filluar të shohë me frikë komshiun, të mos hipë në ashensor. Ky është psikovirusi dhe kjo më shqetëson më tepër.Kjo do të kishte pasoja nga të frikshmet. Nëse virusi vret disa, në fakt virusi nuk vret askënd por komplikon sëmundjet e mbivendosura në moshat e treta. Nuk duhet të tremben njerëzit se ke virus dhe je në ekzekutim e sipër. Duhet të luftojmë psikovirusin.Duhet të shohim shumë më tepër psikiatër, psikologë.Njerëzit kanë nevojë të marrin vesh atë që ata duan të marrin vesh.Që psikovirusi të vrasë sa më pak shqiptarët nuk kanë nevojë të kenë frikë si italianët. Në fund fare italianët janë me dyfishin e moshës mesatare të shqiptarëve, shqiptarët kanë imunitet më të ndryshëm se kinezët dhe italianët se kanë përballuar mijëra vjet mijëra gjëra, shqiptarët vepruan shumë shpejt, ju përgjigjën thirrjes së qeverisë.

SHKARKO APP