Deputeti Rraja: Mos prisni të bëhem prokurori i tim biri

Për herë të dytë brenda ditës, deputeti i PS-së Rrahman Rraja, mohon të ketë kategorikisht të ketë ushtruar presion mbi policinë. Ai thotë se familja e vajzës dhe e tija, kanë marrëdhënie të vjetra. ”Mos prisni nga unë që të bëhem prokurori i tim biri dhe mos keqpërdorni fjalët e mia si baba! Po e them shumë qartë që prokuroria duhet ta hetojë çështjen deri në fund”,-shkruan Rraja.

Postimi i plotë

Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes”, tha shkruan deputeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?