Deputeti rrëfen momentin kur ra tërmeti: Një mesazh që gjithësecili…(VIDEO)
Aktualitet WebTV E Hënë, 16 Gusht 2021 05:39
Komisioni i Ekonomisë ishte në seancë kur tërmetet shkundën Tiranën. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu po mbante fjalën, kur lëkundjet u ndjenë. ”E nisa fjalën sot në Komision e Ekonomisë në mbështetje të protestave të minatorëve në mbarë vendin, si rrugë e vetme e zgjidhjes së problemeve me këtë qeveri dhe parlament. Mbase dhe tërmeti qe një mesazh që gjithësecili, besimtarë ose jo mund të japë një gjykim”,-shkruan Spahiu në facebook.