Deputeti serb: Shqipëria e Madhe do krijohet

Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm. Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër.

“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë ligjvënësi serb nga radhët e partisë qeverisëse, SNS.

Drecun deklaroi se çdo gjë që ndërmerr Shqipëria, bëhet për të marrë territorin e Serbisë, teksa e cilësoi krijimin e Shqipërisë së Madhe një akt jocivil dhe destabilizues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?