Deputeti Shehaj: Partitë politike nuk organizojnë protesta të dhunshme. Rama vjedh votën
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj në emisionin ”Të Paekspozuarit”, ka komentuar protestën e mbajtur nga opozita të shtunën, ku u shpreh se ishte e nevojshme për shkak të situatës ku ndodhemi pasi kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet. Ai tha se partitë politike nuk organizojnë protesta të dhunshme, arsyeja ishte për të treguar se opozita është aty, ngre zërin, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve.
”Protesta duhej sepse aktualisht jemi në një situatë që kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet dhe po bën atë që bëjnë qeveritë pavarësisht se nuk bëjnë atë që qytetarët duan tentojnë të mbajnë pushtetin me forcë duke denigruar opozitën, duke larguar njerëzit.
Partitë politike nuk organizojnë protesta të dhunshme, ajo nuk komentohet se sa e dhunshme është, por nga pjesëmarrja e saj. Keq kur vijnë dhe keq kur nuk vijnë. Arsyeja ishte për të treguar se opozita është, ngre zërin, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve, ngre shqetësimin e vjedhjes, të gjitha skandalet, dhe për të bërë këtë bën dhe protesta për të treguar se jemi shumë, jemi të bashkuar dhe ngremë zërin.
Mesazhi është i qartë, këtu nuk flitet vetëm për stabilitet, ai nuk qëllim në vetvete, problemi është se nuk ka demokraci dhe vota vidhet. Më duket e palogjikshme të komentosh protestën kishte apo nuk kishte dhunë. Sa i përket votës, ne kemi një situatë që e dimë se Rama vjedh votën dhe në vend që të diskutojmë se çfarë të bëjmë që kjo mos të ndodhë në një vend demokratik ne akuzojmë Berishën sesi do e zgjidhë këtë problem”.