Deputeti shqiptar në PE: Mbështesim rezolutën polake kundër Rusisë
Ervin Bushati ka folur në Parlamentin Evropian në emër të partive të majta evropiane ku ka dhënë mbështetje për rezolutën e Polonisë që kërkon nga Rusia kthimin e mbetjeve dhe materialeve nga aeroporti ‘Smolensk’, ku ndodhi aksidenti ajror që i mori jetën 96 personave. Në aksidentin e vitit 2010, humbi jetën edhe presidenti polak Lech Kaczyński.
Reagimi i Ervin Bushatit:
Diskutim në emër të grupit SOC: Mbështesim rezolutën polake. Sot grupi SOC në Asamblenë Parliamentare të Këshillit të Europës mbështet Rezolutën për Avionin Presidencial Polak që u rrëzua në 10 Prill 2010: Rusia duhet të kthejë mbetjet dhe materialet nga Aeroporti Smolensk ku ndodhi nje tragjedi njerëzore me 96 viktima, mes tyre Presidenti Lech Kaczyński. 10 vite pas kësaj ngjarje tragjike që eleminoi një pjesë të rëndësishme të elitës polake, populli Polak ka të drejtën njerëzore të kërkojë gjithë materialet e provës dhe mbetjet e avionit TU – 154M të Forcës Ajrore të Polonisë.
KOHA JONË SONDAZH

