Deputeti Sula: ”Armëpushim” për 14 Majin, pastaj të hanë vulën se na çmenden

Grupet në PD që pas vendimit të Apelit për vulën, janë ndarë edhe më shumë. Deputeti Dashnor Sula, thotë se të dyja palët në PD do të duhet të vendosin sa më parë që të dalin me një kandidatet për 14 Maj, sepse ndryshe zgjedhjet janë të humbura.

”Të dyja palët janë të humbura dhe ky vendim gjykate të vlente si pikë kthese në sjelljen e të dyjave palëve. Kjo është tragjike për të gjithë shoqërinë shqiptare. Nëse vazhdohet kështu e njëjta situatë do të përsëritet në pushtetin lokal. Ne duhet të dalim me kandidatë të përbashkët dhe të pranohen të gjithë kandidatët e Primareve.

Nuk po ndodh që të ketë reflektim. Unë shpresoj që të reflektojnë të dyja palët se ndryshe nuk bëhet. Nëse ne nuk duam të fitojnë demokratët mund të vazhdojmë kështu. Duhet bërë armëpushim deri më 14 maj pastaj la ta hanë vulën të dyja palët se na çmenden. Të gjithë demokratët janë të shqetësuar. Njerëzit mendojnë se kjo është çmenduri”, tha deputeti Sula.

SHKARKO APP