Deputeti Sula: Berisha e Meta kanë kohë të reflektojnë deri në shtator, ndryshe…

Deputeti i PD-së zyrtare, Dashnor Sula thotë për sa kohë opozita nuk nxjerr alternativë, fytyra të reja dhe nuk riorganizohet, situata nuk mund të ndryshojë. Sula ka shtuar se krerët e opozitës, referuar Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kanë kohë deri në shtator që të reflektojnë mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndryshe ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe PS i kanë të fituara zgjedhjet në vijim.

”Çmenduria kolektive e PD dhe Bashës me djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjes në vendore, bëri që opozita të hyjë në një rrugë pa krye. Si ka mundësi që këta njerëz, qoftë Berisha, meta apo Basha, nuk arrijnë të kuptojnë çka ndodhur që qytetarët nuk i kanë votuar.

Votuesi është bërë pragmatist dhe nuk duan të shkojnë më pas tyre. Nëse do shihnin një opozitë të fortë e të bashkuar mund të kishim një rezultat tjetër. Sa kohë opozita është e përçarë dhe kemi luftë mes nesh, Rama do fitojë.Ne nuk kemi ofertë. Pa një ofertë të re, pa fytyra të reja, organizim të ri, situata nuk ndryshon.

Berisha, Meta e Basha, politikanë të këtij niveli, duhet të kuptojnë që nëse nuk arsyetojnë dhe marrin vendime jo vetëm për vete për të mbijetuar në politikë, por për të fituar qytetari shqiptar, kjo punë nuk bëhet. Deri në shtator maksimumi duhet të reflektojnë mbi gabimet dhe se nuk shkohet para me sherr e shamatë, le të luftojnë për numrin 2 dhe 3 dhe Rama le të garojë për 1-sh”,-tha Sula.

SHKARKO APP