Deputeti Sula kundër kandidimit të Bashës dhe Berishës për kryetar: Humbës serial si telenovelat turk
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula del kundër kandidimit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kryetar partie, duke thënë se janë si humbës serial si telenovelat turke.
”Unë e quaj veten të suksesshëm në politikë dhe biznes dhe nuk do e ulja integritetin tim. Gjithçka një skenar i mirë përgatitur. Gjithçka ishte rreth datës 15 korrik. Kush ishte marrëveshja? Unë e deklarova troç që smund të kemi zgjedhje as Berishën dhe as Bashën.
Do duhen fytyra të reja dhe organizim i ri për PD. Riorganizimin nuk e sjellin humbësit serial si telenovelat turke. Meqë e keni merak datën 15 korrik, ne s’po kërkojmë kryetar, kur s’kemi anëtarë. E kupton ç’po ndodh? Këta thonë të zgjedhim kryetarin para anëtarëve. Unë thasë; meqë e keni merak heq mendimin që të mos kandidonte zoti Basha, dhe në të hyjmë në zgjehdje me 15 korrik me listat e anëtarësisë së PD-së të vitit 2021”,-tha Sula.