Deputeti Sula për dhunën në mbledhjen e Kryesisë: Përdorin grupe “të fortësh” për të hyrë në selinë e PD

Deputeti Dashnor Sula i bashkohet politikanëve të djathtë që dënojnë dhunën e ndodhur në mesnatë në zyrat e marra me qira nga Partia Demokratike zytare. Ai shënjestron Lulzim Bashën dhe thotë se ish-kryedemokrati nuk është larguar asnjëherë, edhe pse dha dorëheqjen.

“Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet. Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’.

Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.

Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare. Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për tu pasuruar”, shkruan Dashnor Sula.

SHKARKO APP