Deputeti Sula për protesën e 7 korrikut: Do të angazhohem maksimalisht

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka konfirmuar se do të jetë në shesh më 7 korrik. Për të nuk ka rëndësi kush është organizatori, por nëse bëhet fjalë për të mbrojtur qytetarët do të jetë përballë Kryeministrisë.

”Nga 2005 dhe më vonë kam dalë në çdo protestë, përveç 2 protestave të fundit sepse nuk kisha mundësi fizike të shkoja. Në të gjitha protesta që ka thirrur Shoqëria civile kam qenë. Unë e kam të shenjtë protestën”.

Deputeti u shpreh se nuk paragjykon asnjë lloj organizatori të protestave dhe premtoi se do të jetë para kryeministrisë.

”Do të organizoj njerëzit dhe mbështetësit e mi. Nuk janë demokratët aty, janë qytetarët tanë. Nëse në protestat e tjera kam pasur një angazhim minimal, në datën 7 korrik do të kem një angazhim maksimal. Për të qenë i sinqertë nuk është gjë e keqe, është vlerësim që është futur edhe emri im në grupet e punës. Nëse Berisha do ketë këtë qasje do të ishte një gjë e mirë, një hap që do ta shikoj si një kthesë dhe fije shprese për të pasur një bashkim të demokratëve”.

SHKARKO APP