Deputeti Sula: Të publikohet lista, janë 16 mijë përdorues në Shqipëri të ”Sky” dhe ”Encrochat”
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se në Shqipëri janë 16 mijë përdorues të aplikacioneve ”Sky” dhe ”Encrochat” dhe se minimumi duhet publikimi i një liste.
”Mendohet se nuk do të ketë një skandal më të madh, por këtu gjithmonë ndodh një skandal më i madh. Sigurisht që nuk do ketë sinqeritet, nuk do jetë e pastër përgjigjia. Socialistët kanë një veti që rrallë specie njerëzore mund ta ketë mbi tokë që une kam thënë edhe mes parlamentit që ju kapeni gjithandej edhe thoni jo nuk jemi ne.
Kur kam futur këmbën për herë të parë në parlament, profesorë nga më të famshmit, jurist ekonomistë. Më dukej vetja politikani më i dobët. Kur ndodhi pastaj pas 2009 dhe 2013 plasën skandalet që vijnë në parlament të fortët, kriminelë, përdhunues, trafikantë.
Prezupozohet që ambienti i parlamentit të ishte një ambient sigurie por ai u kthye në një ambient pasigurie. Këtu është bërë e modës qoftë nga drejtësia apo qoftë nga policia që e dinë që ka një indicie për dikë dhe këto e lënë derisa të mbarojnë zgjedhjet dhe pasi mbarojnë zgjedhjet pastaj kujtohet që ta kapin.
Do duhet që minimum të jetë publikimi i një liste. Nisma jonë ka të bëjë në kuptimin e mirë të gjësë të një presioni pozitiv në radhë të parë për parlamentin. Në mos gaboj janë 16 mijë përdorues në Shqipëri të Sky dhe Encrochat”.