Deputeti Tavo: Drejtësia të zbardhë djegien e flamurit grek në Sarandë

 

Në një deklaratë për mediat të shpërndarë mbrëmjen  e së mërkurës, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo. ka kërkuar nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen e djegies së flamurit grek që ishte vendosur në zyrat e organizatës “OMONIA” në qytetin e Sarandës.

“Kërkoj nga strukturat e policisë që të zbardhin plotësisht këtë ngjarje, të identifikojnë autorët e saj, të cilët duhet të ndëshkohen nga drejtësia për këtë akt të rëndë ndaj simbolit të një vendi fqinjë dhe aq më tepër mik shekullor i Shqipërisë”, shprehet deputeti Tavo në deklaratën për mediat. Sipas tij, djegia e flamurti grek,  cenon marrdhëniet mes dy vendeve duke i fryrë tensioneve nacionaliste”.

“ Aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, janë të frytshmë dhe ngjarje të tilla cenojnë jo vetëm miqësinë midis dy popujve por edhe perspektivën e bashkëpunimit dy palësh”, shprehet Tavo në deklaratën për mediat.

Flamuri grek i vendosur në godinën e OMONIA-s në Sarandë u dogj në orët e natës duke u gdhirë dita e hënë. Ai ishte mes flamurit shqiptar dhe atij të BE-së të vendosur në godinën e OMONIA-s. Pas denoncimit të bërë nga përfaqsuesit e OMONIA-s policia lokale  ka nisur dhe vazhdon hetimet për ngjarjen.

SHKARKO APP