Deputeti voton kundër shkarkimit të Metës, tregon edhe fletën

Në Kuvend vijon votimi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në mesin e deputetëve që janë kundër, është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Gjetan Gjetani, i përjashtuar tashmë nga ky grup.

Përmes një postimi në facebook, ai ka publikuar fletën e votimit ku shihet qartë votimi kundër shkarkimit të Presidentit Meta.

Për shkarkimin kërkohen 94 vota, ndërsa Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit. Por fjalën e fundit në rast se Kuvendi do të votojë “pro” shkarkimit të Presidentit do ta ketë Gjykata Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?