Deputetin e mërzit fjalimi i Ramës: S’jemi në mbledhje të PS-së; Kryeministri: Shshsh, më ka zgjedhur populli!

Kjo patjetër ishte një seancë e kryeministrit dhe opozitës së re. Njëri pas tjetrit ata patën përballjet e tyre me të.

Halit Valteri i zgjedhur nga lista e PD-së në Tiranë u mërzit nga fjalimi i gjatë i Ramës dhe i kujtoi se nuk është në mbledhje me PS-së por në Kuvend.

Në përgjigje Rama u shpreh: Edhe unë nuk jam në mbledhje me rezervat e PD-së por i dëgjoj me respekt. Të lutem më lër të mbaroj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valteri replikon sërish nga vendi por nuk dëgjohet, pas tij edhe Gjuzi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Si the, si ishte? Nuk ke ça bën, e di që të duket vetja si në mbledhjen e Partisë Socialiste, por unë kryetar i PS-së jam.

Valteri: Bëje atje.

Rama: Ku ta bëj? Shshsh mos bëj gabime elementare që lidhen me etikën dhe rregulloren. Unë po flas ato që unë mendoj, zotrote kur të vijë radha do të flasësh ato që ti mendon.Nga ana ime nuk do të dëgjosh asnjë shqetësim. Derisa keni ardhur këtu nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Ty të ka zgjedhur Luli, mua më ka zgjedhur populli.

RTV Ora - Deputetin e mërzit fjalimi i Ramës: S'jemi në mbledhje të PS-së; Kryeministri: Shshsh

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?