Deputetja Açka: Rama me fjalim skandaloz, erdhi si ftesë që Vuçiç të nis…
Fjalimin prej 1 orësh e 30 minutash në Kuvend të kryeministrit Edi Rama për çështjen e Kosovës, deputetja e PD-së së vulës, Flutura Açka tha se i erdhi si një thirrje për Vuçiçin që të niste spastrimin në Kosovë.
”As frymëzonte as kishte asgjë të re. Justifikime dhe ankesa pa fund ndaj sharjeve që i janë bërë. A thua se është Tom Akuçi dhe duhet të frymëzohet nga Facebook. Fjalimi skandaloz e përshëndet me poezinë e një autori Facebook-u. Për ta sharë Rusinë i thoshe 3 vargje: Rusi, Rusi ke qenë superfuqi tani s’je më. Kështu më bëri përshtypje edhe kryeministri sot me fjalimin e tij. Pas takimit të Nanos me Millosheviçin ku pinë konjak, nisi gjenocidi serb ndaj Kosovës. Ndjej keqardhje për atë fjalim por do ndalem te 3 çështje.
1-KFOR në veri.
2-Paralelizmi i Kosovës me atë të Izraelit që s’kanë sot asnjë gjë të përbashkët përveçse i paska rënë në gojë Bill Clintonit.
3-Fjala e fundit e korregjuar e Nolenmen, fjala është thënë dhe është premtuar. Gazetari e kuptoi që do duhej bërë një qokë, Fjalimi i tij i sotëm mu duk një ftesë për Vuçiçin për të filluar spastrimin në Kosovë”, tha Açka.