Deputetja Açka thirrje mediave në vend: Mjaft më me detaje mak*bre. TV duhet të kujdesen për shikuesit

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e PD-së Flutura Açka ka një thirrje publike për ekranet shqiptare, në lidhje me programet e mbrëmjes. Ajo shkruan se programet duhet të qëndrojnë sa më larg krimit, pa shpërndarë shumë informacion për publikun, duke shmangur dhunën e makabritetin. Për të në ekranet shqiptare duhet krijuar një mjedis më njerëzor dhe larg etheve të klikimeve.

“Thirrje publike moderatorëve shqiptarë të programeve të mbrëmjes. Ky shumëfishim i frikshëm i krimit familjar, është “krim” mbi shqiptarë. Këtë të hënë, në pikun e shikueshmërisë së shqiptarëve, në orën 21.00 të mbrëmjes, plot dhjetë programe televizive u morën me detajet (gati makabre) të vrasjes më të fundit të bujshme në familje.

Unë e kuptoj që tregu shqiptar i ekranit është i egër, i falem thellësisht lirisë së medias, por ka një detyrim, në fund të të gjithave, edhe njerëzor: t’u hedhim shqiptarëve nga ekranet tona më pak dhunë e makabritet. Duke dorëzuar nga pak përditë nga ethet e klikimeve dhe shikuesve, ne mund të krijojmë një mjedis më njerëzor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ose, së paku, të flasim me të njëjtën ethe siç flasim për politikën dhe krimin, për cilësinë e rrugëve, nivelin é universiteteve, zonat é mbrojtura, Diasporën, muzetë, pyjet, emigrimin, administratën shtetërore, oligarkinë, monopolet, bujqësinë, etj. Është një thirrje shumë miqësore é njerëzore si mikeshë, qytetare, deputete dhe, në fund, si kryetare e Komisionit Parlamentar që mbulon edhe Median Shqiptare”, shkruan Açka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?