Deputetja Andia Ulliri: Politikat e qeverisë për shmangien e përmbytjeve kanë dështuar
Deputetja më e re e PD dhe në Kuvend, Andia Ulliri thotë se politikat e qeverisë për menaxhimin e kanalizimeve kanë dështuar. Për të përmbytjet vijojnë të jenë prezente në disa zona të vendit dhe kjo për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.
“Fshati Murqinë para vitit 2013 nuk është përmbytur asnjëherë për shkak të mirëmenaxhimit që kanë pasur kanalizimet dhe mospërmbytja e zonës. Deri para 1 viti kjo zonë është përmbytur katër herë në vit kur nuk përmbytej asnjëherë më parë dhe kjo vjen nga keqmenaxhimi i bashkive dhe keqmenaxhimi që kjo qeveri ka për vendin tonë. Reshjet e shirave kanë ardhur duke u ulur, ndërkohë që përmbytjet janë në shtim. Çfarë do të thotë kjo? Që politika e tyre ka dështuar”, tha deputetja e PD në ”Euronews Albania”.
Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi thekson se me gjithë ndryshimet klimatike vendi nuk është prekur më nga përmbytje katastrofike si ajo e 2011 për shkak të mirëmenaxhimit dhe investimeve.