Deputetja Bakiu thirrje Ballukut: 80 mijë banorë të Krujës penalizohen nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar

Deputetja e PD-së zyrtare, Merita Bakiu thotë se 80 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Në një prononcim për mediet para parlamentit Bakiu u shpreh se qeveria shqiptare nuk shqetësohet për problemet e qytetarëve.

“80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS.

Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 80 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën”, nënvizoi deputetja Bakiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?