Deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti: Votoni për Berishën, vetëm ai si kryeministër e çon Shqipërinë në Europë

Deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti, ishte e pranishme në aktivitetin elektoral të PD-së në Tiranë, ku shprehu mbështetje të fortë për Sali Berishën. Mazzeti u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin Berishën si kryeministër, duke e cilësuar atë si të vetmin person që mund ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Fjala e plotë

Faleminderit të gjithë miqve shqiptarëve që janë këtu me ne, faleminderit Berisha, faleminderit mikut Doda, që më ka përfshirë në këtë mbrëmje të bukur. Kemi raporte të mëdha mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe e tregon prania ime këtë mbrëmje këtu, por jo vetëm kjo mbrëmje, sepse ne prej vitesh jetojmë se bashku dhe duam ta bëjmë përsëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë presidentit Berluskonit që njohur popullin tuaj të bukur, që ka ndarë me ju një rrugëtim, ju kemi pritur krahë hapur dhe ju i keni dhënë shumë popullit italian dhe ju themi, faleminderit. Tani keni një detyrë të madhe ju, duhet të çlironi këtë komb, duhet të ktheni të lirë Shqipërinë, sepse ne kemi nevojë për një vend fqinj që të jetë i lirë nga çdo gjë dhe të bashkëpunojë me ne dhe gjithë këtë mund ta arrini me fitoren e doktor Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe duhet ta bëjë secili prej jush, që është përballë meje, duke dhënë një kontribut të madh ditën e diel, për fitoren e madhe të doktor Berishës. Duhet të besoni, sepse kush beson, lufton dhe fiton. Këtë e thoshte presidenti i madh Berluskoni, dhe asnjë nuk duhet ta harrojë. Të gjithë ju keni mundësinë për të ndryshuar këtë vend, dhe ne italianët do të jemi krenar sepse duhet të bëjmë rrugë të gjatë bashkë.

Ju presim në familjen e madhe të Partisë Popullore Europiane, ku Berisha erdhi me ne 3 ditë më parë, sepse ne jemi një familje e madhe dhe ju duhet të jeni brenda në Europë dhe Europa është një mundësi e madhe për të gjithë, por mund ta bëni vetëm nëse keni një kryeministër të madh. Dhe ju keni mundësinë ta votoni dhe ta bëni të fitojë, prandaj bindni të gjithë që të dielën të dilni e të votoni dhe të votoni njeriun e duhur dhe të çlironi këtë vend të madh që është Shqipëria.

Forza Italia është me ju. Jam e bindur se presidenti Berluskoni po na shikon dhe është krenar me të gjithë ne së bashku, për një betejë të drejtë dhe ne do të luftojmë për ta fituar. Forca Shqipëria, forca Berisha!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?