Deputetja e LSI: Arta Marku, bukuroshja e fjetur e kohëve moderne

Deputetja e LSI, Silva Caka ka reaguar sot për mungesën e hetimeve nga ana e prokurorisë për rastin e Xhisiela Malokut.

Në rrjetin social Facebook, Caka shprehet se e vetmja që nuk ka reaguar është Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

“Edhe Joleza hoqi dorë nga militantizmi i verbër (respekt për reagimin e saj), dëgjoi ndërgjegjen e saj qytetare dhe reagoi për pandëshkueshmërinë kundrejt kriminelëve të partisë së saj; vetëm Arta Marku, militantja e thekur e Rilindjes, bukuroshja e fjetur e kohëve moderne, vazhdon të flejë… Fli Artë, fli! Kur të zgjohesh, me siguri zyrat kryeministrore do të t’a kenë përgatitur reagimin që do kesh për këtë rast, vetëm këtë radhë mos e publiko qorrazi; hidhi një sy para se t’a publikosh dhe mbaj parasysh që Sovrani nuk është Parlamenti i Shqipërisë”,- deklaron Silva Caka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?