Deputetja e LSI-së: Kupa është mbushur dhe protesta e nesërme është luftë për shpresë

Nesër në orën 11:00 opozita e bashkuar do të protestojë përballë Kryeministrisë me qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Për të folur mbi atë se cfarë mund të ndodhë nesër, në studion e emisionit ‘Repolitix’ ishin të ftuar Fatos Klosi, Ilir Kalemaj, Aleksandër Çipa dhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është luftë për shpresë, pasi gjendja është mjaft e keqe në të gjitha aspektet dhe të rinjtë po largohen nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nesër do të ketë revoltë popullore, por revoltë nuk do të thotë të marrësh armët. Edi Ramën e kam shokun tim të fëmijërisë, i them se si kryeministër nuk vlen, si shok je shumë i mirë. Ramës nesër i uroj mbledhje të qetë në Vlorë, ta shijojë Vlorën, pasi historikisht të gjithë pushtetarët i bëjnë pushimet në Vlorë dhe si këshillë është që ta shikojë protestën me mend në kokë dhe të bëjë vlerësimin e drejtë” tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari Aleksandër Çipa shprehet se: “Të dyja palët po sabotojnë procesin zgjedhor. Jemi në momentin ku duhet të shpalosen me qindra projekte për pushtetin vendor. Ky parlament është maskaradë, turp i historisë së Shqipërisë”, deklaroi ai.

Deputetja e LSI-së: Rama, shok shumë i mirë, uroj që ta shijojë nesër Vlorën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?