Deputetja e LSI-së: Rama, kryeministri që mbron kriminelët që përdhunojnë vajzat e reja
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, njëherësh dhe kryetare e forumit rinore të kësaj partie ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve socialistë, të cilët sipas saj po mbrohen nga kryeministri kriminelët që përdhunojnë vajzat e reja
Reagimi i plotë i Floida Kërpaçit në rrjetet sociale
Edi Rama, kryeministri qe mbron kriminelet qe perdhunojne vajzat e reja!
Ne cilin vend te botes, shteti behet perdhunim-mbrojtes?
Del dhe trumbeton per reforma sociale, propagande dhe shpifje dhe nga ana tjeter mbron perdhunuesit dhe kriminelet!
Ky kryeminister maskara, sot duhet te largohet sepse nuk ka me moral!
Nje situate mese tragjike sot, ku tregohej qarte sesi një ish-oficer i Policisë Gjyqësore ka denoncuar se cfare ka ndodhur në mes të Komisariatit të Policisë në Fushë Krujë!
Pistoleta i eshte vendosur ne kokë për të mos pranuar kallëzimin e një vajze të re, jetime, cila ishte dhunuar, rrëmbyer dhe përdhunuar nga djali i një deputeti.
Kjo është me shume sesa e rende.
Ne mbledhjen e rradhes te Nenkomisionit per Barazine Gjinore dhe Parandalimin e Dhunes ndaj Gruas, ku do diskutohet per mekanizmat e dhunes ndaj gruas, jemi shume te qarte se cfare duhet te bejme!- Largimin e menjehershem te deputeteve qe u bene pale dhe perdoren fuqine e karriges se krimit per te shpetuar djalin e babait oligark duke lejuar dhe shperfillur perdhunimin e vajzes se mitur!
KOHA JONË SONDAZH

