Deputetja e pavarur deklaron votën pro Reformës Zgjedhore: Me marrëveshjen fiton Opozita e Bashkuar

Deputetja e pavarur e dalë nga listat e LSI, Suzana Topi ka deklaruar votën pro në Kuvend për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ajo thotë se me këtë marrëveshje i hapet rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe fiton Opozita e Bashkuar.

Topi shpreh hapur dëshirën që opozita jashtëparlamentare të rikthehet në institucione pasi sipas saj mazhoranca ka kapur çdo pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA SUZANA TOPI

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq!

Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE.

Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime.

Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar

“do të jetë PRO kësaj marveshjeje “

sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ , drejtesinë, pushtetin vendor.

Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP , Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme !

Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?