Deputetja e PD: Asnjë ndihmë për përmbytjet në Tropojë

Reshjet e fundit në vend kanë shkatërruar dhe kanë rrënuar disa banesa. Këtë herë deputetja e PD-së, në zonës e Kukësit Mimoza Hajdarmataj, ka raportuar nevojën që ka familja Sulaj dhe të disa familjeve në fshatrat pranë. Familja Sulaj nga fshati Begaj, Tropojë, në rastin konkret ka problem të madh, sepse shtëpia e tyre ka mbetur pa çati, si rezultat i erërave të forta shiut, ka shkatërruar kupolën e shtëpisë.
“Me gjithë angazhimin e menjëhershëm të Bashkisë së Tropojës, duke nxjerrë grupe pune në terren për verifikimin, vlerësimin e dëmeve si dhe plotësimin e dosjeve. Problemi qëndron në shpejtësinë e veprimit, për lëvrimin e fondeve nga ana e Emergjencave Civile”, ka shtuar Hajdarmataj.
Edhe pse ndihma që mund të japë Bashkia është minimale, deputetja e gjendur në këtë situatë i ka bërë thirrje qeverisë që të kthehet e të shohë realitetit, sepse si këto familje mund të ketë me qindra në vend, që janë duke vuajtur dhe kanë nevojë për strehim dhe përkujdesje.
R.Sh

SHKARKO APP