Deputetja e PD: E vërteta e hidhur e basteve të Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu komenton propozimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e pikave të basteve dhe lotove sportive.

Sipas deputetes, mbyllja e këtyre ambienteve nuk është në favor të shoqërisë, por po ndodh e kundërta.

“Mbyllja e ambienteve të basteve propagandohet diku nga padituria e diku me presion nga qeveria si një arritje që po i vjen në ndihmë problematikës apo plagës së shoqëruesi shqiptarë të bixhozit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si asnjëherë në histori individi që deri dje shkonte tek ambienti i basteve me këtë reformë do ta këtë më të lehtë të luaj bast kudo që ai dëshiron në restorant, në kafe në bar kudo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të rinjtë më shumë se kurrë me ketë veprim janë të ekspozuar ndaj “ basteve”. Vetëm mizeri mund të prodhoj kjo qeveri”, shkruan në rrjetet sociale deputetja demokrate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?