Deputetja e PD-së: Ja gjendja në plazhin e Vlorës
Deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj ka zgjedhur të pushojë në Jug të vendit por pavarësisht këtij fakti, deputetja e Vlorës ka treguar realitetin e këtij sezoni veror, një alarm që opozita e ka ngritur prej ditësh. Sipas deputetes, nga plazhi i vjetër në Vlorë deri te Pasqyrat në Sarandë vihet re zbrastësia dhe një sezon i dobët turistik, edhe pse jemi në kulmin e tij.
”Mijëra familje në bregun e Jugut, duke filluar nga Narta në Butrint, e presin me padurim verën. Është një mundësi e mirë për ta që të punojnë gjatë tre muajve dhe të vënë diçka mënjanë për stinët e tjera. Edhe sivjet po i kaloj pushimet në Jug dhe plazhet e zbrazëta, që nga plazhi i vjetër në Vlorë deri te Pasqyrat në Sarandë, janë një realitet. Kjo do të thotë se shqiptarët po shpenzojnë më pak dhe se ato mijëra familjet po fitojnë më pak. Por edhe se fuqia e ekonomisë ka rënë. Kjo nuk rregullohet në gusht me ndërhyrje arbitrare, sa për spektakël, kundër biznesit por kërkon një plan të paktën afatmesëm. Sa kohë që qeveria ka në plan vetëm koncensionet dhe PPP-të, shqiptarëve do t’u duhet të kthehen te buka me vete dhe shishja e ujit të ngrirë akull në frigorifer”, shkruan deputetja demokrate.
KOHA JONË SONDAZH

