Deputetja e PD: Shifër alarmante, 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet
Deputetja e PD-së Ina Zhupa deklaroi sot në 15 vjet, janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës.
Zhupa shkruan se kjo shifër është alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.
Reagimi i plotë i Ina zhupës
Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues!
Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet.
Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.
Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për t’i çuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë.
Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qenit tekste nga të cilat fëmija mund të mësojë edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV.
Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022.
Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne.
Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale (sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet.
Mungesa së bazës mësimore në kabinete, laboratore në shkollat e Shqipërisë.
Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohjes së klasave.
Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën.
Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare. E ardhmja është në rrezik! #Shqipërianërrezik