Deputetja e PS i kërkon ”babagjyshit” hekurudhën Shkodër-Gjakovë: Kryeministrat kanë punë, por është jetike për Malësinë tonë
Deputetja e PS-së, Marjana Koçeku uron Kosovën për qetësinë politike dhe plotësimin institucional që ka gjetur tashmë pas një krize disa mujore. Ajo kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe kryeministri Edi Rama të intensifikojnë bashkëpunimin për fillimin e punimeve dhe realizimin sa më të shpejtë të hekurudhës Shkodër-Gjakovë.
Postimi i plotë
I uroj Kosovës tonë mbarësi e zhvillim me qeverinë e sapokrijume, e i dëshiroj suksese kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij.
Tash, unë e di që Vitin e Ri e lamë mrapa, por po të kisha mundësi t’i shprehja edhe nji dëshirë “babagjyshit”, do të ishte fillimi i punëve dhe realizimi sa më i shpejtë i hekurudhës Shkodër-Gjakovë.
Asht jetike për vendet tona, e sidomos për komunitetin e Malsis tonë. Teksa e di se kryeministrat kanë shumë punë, vazhdimisht do të kërkoj prej kryeministrave Rama e Kurti që ta kenë prioritet ktë investim me randësi strategjike kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

