Deputetja e PS, Mila për situatën në Kuvend: Gjuha është bërë më e ashpër
Deputetja e PS-së, Sara Mila thotë se që nga hyrja e saj në politikë dhe vendi i saj si deputet në Kuvend, gjuha aty është bërë më e ashpër. E ftuar mbrëmjen e sotme në ”Top Story”, ajo u shpreh se Parlamenti është bërë si një tenxhere që vetëm zien nga tensionet.
”Disa herë kam rënë në grackën e mendësisë së vjetër. Edhe trysnia, një lloj tenxhere që vetëm zjen. Mua më duket sikur është një arenë mes dy axhendave politike: njëra që lufton për integrimin në BE dhe tjetra që do të ndalojë shpejtësinë e stacionit tonë.
Edhe gjuha është bërë e ashpër. Si një vajzë e re, jam disi e çuditur nga gjuha ofenduese, diskriminimi, denigrimi personal.
A ta pret mendja që unë mund të markoj dikë? Unë nuk e bëj. Nuk ekziston një skenar i tillë. Unë kam luftërat e mia politike. Ato lidhen me grupin që unë përfaqësoj, ato që i kam shumë personale nuk lidhen domosdoshmërisht”, u shpreh deputetja e PS.
KOHA JONË SONDAZH

