Deputetja fituese e PS-së, Zegjine Çaushi*: “O Gazo, mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit”
Deputetja me re e Partisë Socialiste të cilën do ta shohim nga shtatori në Kuvend, Zegjine Çaushi është rikthyer të sulmojë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit e ka përmendur sot paradite ne seancën plenare në Kuvend.
“O Gazo, o Heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë. Ke filluar e thua: Zegjineja, Zegjineja. Tu dogj xhani për mua o yll? Do pak vëmendje ti në këtë pisk vapë. Pa merak se ta plotesoj unë dëshirën”, i është drejtuar Çaushi me një videomesazh në stilin e saj, tashmë të bërë të njohur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Deputetja e PS i ka përmendur Bardhit problemet, që rezultati i PD në Fier i ka shkaktuar në marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Sali Berisha.
“Të ka ardhur zëri në parlament ty o Gazo? Mendon se Baba Bufi është plak i moçëm dhe harron? Por jo. E mendon se çfarë i bëre ti në 11 maj? Baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve, duke u hequr zvarrë o lumëmadh. Kisha vendosur të të lija të qetë në trishtimin tënd këtë verë të nxehtë, por nuk rri dot pa mua ti o Gazi im. Të është bërë si ilaç, e do mëngjes, drekë dhe darkë”.
Çaushi e mbyll mesazhin duke i rikujtuar Bardhit se në shtator do të jetë në të njëjtën sallë të parlamentit me të, gjithnjë nëse Berisha nuk e detyron të dorëhiqet, siç ka zëra në PD: “Mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit, në komisione, në takime e kudo. Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la Baba Bufi domethënë, se mund të të kërkojë dorëheqjen, kështu më kanë ardhur fjalët nga PD-ja, që tja lësh vendin Gentit. E di vetë ti”.
*Kush është Zegjine Çaushi?
Është 26 vjeçe, vjen nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, ka mbaruar me medalje të artë dhe sot është e liçensuar për avokate.
Në shtator do të betohet si deputete.
KOHA JONË SONDAZH

