Deputetja e PS-së i kthehet Ramës: Po tani që more Braçen, me kë do bëj sherr?

Kryeministri Edi Rama emëroi Erjon Bracen në postin e zv/kryeminstrit. Një vendim i tillë u prit me ovacione në sallën e Asamblesë Kombëtare, dhe jo vetëm.

Ky vendim duket se e ka shqetësuar pak deputeten socialiste në Komisionin e Ekonomisë, Evis Kushi, e cila teksa vlerëson zgjedhjen e kryeministrit, shprehet se tani që Braçe do largohet nga drejtimi i Komisionit, nuk do të ketë me kë të bëjë sherr.

“Nuk e di me kë do bëj sherr këtej e tutje në Komisionin e Ekonomisë ?, por urimet më të përzemërta për Zv. Kryeministrin e ri Erjon Braçe”- shprehet deputetja Evis Kushi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?