Deputetja e PS-së për Elbasanin, Tahiraj thirrje grave dhe vajzave: Dilni dhe votoni për të ardhmen

Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në zgjedhje në mbarë vendin është 32.19% dhe kjo ka bërë që kandidatë dhe deputetë të bëjnë thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës. Deputetja e PS-së për qarkun e Elbasanit, Dasantila Tahiraj bën thirrje që qytetarët të dalin në votime. ”Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit. Vota juaj sot përcakton atë çka ndodh me qytetin dhe me secilën prej jush në 4 vitet e ardhshme. Vota për të ardhmen dhe Elbasanin 2030 është votë për të ecur përpara pa u kthyer kurrë mbrapa”.

Deklaratë për media e deputetes Dasantila Tahiraj:

Të dashura nëna dhe motra,

Swiss Digital Desktop Reklama

Na ndajnë vetëm 3 orë nga përfundimi i procesit të votimit. Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen e deritanishme pavarësisht kushteve atmosferike, do ju kërkoja që të vazhdoni të dilni masivisht në votim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një moment për të mos e nënvlerësuar. Nëse secila prej jush e ka kryer detyrën qytetare për të votuar, është rasti që tia kujtoni këtë detyrë çdo gruaje e vajze tjetër, çdo mikeje e të afërmëje.

Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit. Vota juaj sot përcakton atë çka ndodh me qytetin dhe me secilën prej jush në 4 vitet e ardhshme. Vota për të ardhmen dhe Elbasanin 2030 është votë për të ecur përpara pa u kthyer kurrë mbrapa!

Edhe njëherë, të dashura nëna e motra,

Votoni, votoni!

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?