Deputetja e PS-së ”përkulet” përpara Mehmet Shehut

Në Patos është përkujtuar 75-vjetori e Luftës Nacional Çlirimtare. Në këtë përvjetor të zhvilluar pak ditë më parë ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Deputetja ka shpërndarë fotografitë e evenimentit në rrjetet sociale, është kujdesur që të shmangë imazhin e ish-kryeministrit të diktaturës, Mehmet Shehu, por pamjet e përkuljes së saj janë publikuar nga mediat lokale.

Statusi i plotë

Sot në 75 vjetorin e sulmit të çetës plakë të Mallakastrës dhe çetës plakë të Vlorës ndaj garnizonit fashist të Patosit të cilin e asgjësuan, shkatërruan centralin elektrik, puset dhe makineritë e naftës të armikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni i zhvilluar u solli humbje të ndjeshme në njerëz dhe bazë materiale luftarake pushtueseve italianë dhe u prit mjaft mirë në gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë aktivitet përkujtimorë nderojmë dhe respektojmë veprën heroike të partizanëve të çetës plakë të Mallakastrës dhe çetës plakë të Vlorës. Lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare! Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?