Deputetja e PS: S’ka krizë institucionale, por krizë të opozitës

Ish-ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin dhe deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nga studio e lajmeve në Ora News i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, duke thënë se kriza në Shqipëri nuk është institucionale, politike, apo Kushtetuese, por është krizë vetëm e opozitës.

Gazetarja: Presidenti ka theksuar se bëhet fjalë për një krizë jo vetëm politike, por edhe institucionale dhe duhet dialog është e gatëshme mazhoranca që ta nisë këtë dialog?

Felaj: Kriza nuk është as politike, as institucionale dhe as kushtetuese. Kjo është kriza e opozitës me veten nuk është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Presidenti ka të drejtë të ketë opinionin e tij, po nuk është detyrues, për të gjithë qytetarët e vendit, të cilët mund të venë fare mirë në punë arsyen për të parë se çfarë ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Felaj është shprehur se pas djegies së mandateve të opozitës, Parlamenti është tërësisht funksional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Felaj: Do ju jap përgjigje si juriste, pa sforcime. Ky Parlament është konstituuar që në 2017 dhe në atë rast jemi zgjedhur 140 deputetë. Pak më herët opozita qëndroi gati 6 muaj jashtë Kuvendit dhe vendosi të dorëhiqej më vonë, por kjo nuk e pengon mazhorancën sepse ka shumicën. Luftën për votën e lirë dhe të ndershme e ka bërë gjithmonë e majta. Nuk di ndonjë parti që të paktën 10 vitet e fundit të ketë pasur kauzë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?