Deputetja: E votuam 5 Qershorin por Rama të mos cënojë Kodin Zgjedhor
Nga 97 vota pro paktit të 5 Qershorit, njëra është edhe e deputetes Suzana Topi, e cila përmes një postimi në facebook, thotë se vota e sotme do të cënohet nëse kryeministri Edi Rama tha ajo, më 30 korrik do të tentojë që të votojë ndryshime të Kodit Zgjedhor që janë jashtë këtij pakti. ”Kam përshëndetur marrëveshjen e 5 qeshorit të këshillit politik e investuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë SHBA dhe BE, të cilēt kërkojnë miratimin dhe zbatimin e saj, që në fakt nëse ky parlament më 30 korrik voton ndryshime të Kodit Zgjedhor jashtë dakortësisë të marrëveshjes së 5 qershorit, atëherë kjo marrëveshje qē votuam sot është cënuar duke thyer rëndë besimin e partnerëve strategjikë”.
Postimi i plotë
Kam përshëndetur marrëveshjen e 5 qeshorit të këshillit politik e investuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë SHBA dhe BE, të cilēt kërkojnë miratimin dhe zbatimin e saj, që në fakt nëse ky parlament më 30 korrik voton ndryshime të Kodit Zgjedhor jashtë dakortësisë të marrëveshjes së 5 qershorit, atëherë kjo marrëveshje qē votuam sot është cënuar duke thyer rëndë besimin e partnerëve strategjikë.
Nuk mund të nderhyet në Kushtetutë dhe kodin zgjedhor në mënyrë të njëanëshme pasi një pjesë e kësaj opozite parlamentare në fakt është maxhorancë dhe është nën diktatitin e Kryeministrit. Ndryshimet në Kushtetutë jashte dakortësisë së 5 qershorit nuk duhet të vijnë në kushtet e urgjencës ,pasi ato kërkojnē një studim të thellë ,objektiv , dhe të gjithëanshēm.
Z.Rama nuk mund të mbash pushtet duke sajuar “kauza „ në emër të. vullnetit të shqiptarëve duke u fshehur pas listave të hapura , që në fakt janë pjesërisht të hapura ,pasi 30% të tyre janē tē mbyllura cka do tē thotë se deputetët që do të zënë vëndet në parlament, do të jenë emeruar nga partia pra do të mungoje gara. Thojani troç shqiptarëve se ku qëndron halli juaj, tregoji se keni frike dhe po nuhasni humbjen e pushtetit dhe nën petkun e listave të hapura ju kërkoni ndalimin e koalicioneve parazgjedhore!
Mos u fshihni pas gishtit! Zbatoni rekomandimet e OSBE ODIHR pasi jemi i vetmi vënd pa gjykatë Kushtetuese ,me pushtet lokal monist,me institucione të kapura ,me një ekonomi gropë ku tê ardhurat për frymë janë me të ultat nē gjithë rajonin ,dhe me një armatë të madhe të papunësh qê kërkojnë të largohen nga ky vënd.
Kjo inicjativë për ndryshime Kushtetuese në situatën që ndodhet parlamenti është e papranueshme .
Është thelbësore qe marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore të ruhet pa asnjē ndryshim për të mos thelluar më krizën politike në vënd. Mos cënoni demokracinë dhe rrugën e integrimit ! Vota ime eshte pro marveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim !