Deputetja Elda Hoti: Jetojmë në epokën e propogandës së Edi Ramës (VIDEO)

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, deputetja e PD-së Elda Hoti e cila përfaqëson qarkun e Lezhës, akuzoi kryeministrin Edi Rama për propagandë me investimet në zonën e Laçit. Në fjalën e saj, ajo tha se këtë qytet Rilindja e ka lënë të shkatërruar dhe me investimet turke po bëhen pazare.

”Dua ta dërgoj kryeministrin me Satelitin e tij në qytetin e Laçit, që ai na e paraqet me pamje 3D si të rilindur. I nderuar kryeministër, kur të jesh në qytetin e Laçit, përballë do të kesh dy reagime të ndryshme. Majtas do të kesh pamjen e shkatërruar të qytetit, sesi qeveria jote e ka katandisur Shqipërinë dhe djathtas do të shikosh investimet e qeverisë turke që është një investim i bukur, por me të cilin po bëhen pazare të pista”, tha ndër të tjera deputetja e PD-së, Elda Hoti.

Po ashtu deputetja foli edhe për situatën e rëndë në spital, ku nënvizoi se ujërat e zeza kanë plasur para urgjencës. Po ashtu ajo përmendi se e njëjta situatë është edhe në shkollën ”Migjeni” në Mamurras, ”dhe është e tmerrshme të mendosh që kjo ndodh brenda një ambienti ku fëmijët mësojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?