Deputetja Hysi ”braktis” PS, bën detyrat e opozitës
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, që në nisje është shoqëruar me debate mes palëve poltike mazhorancë-opozitë. Në një moment, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ju drejtua kolegëve të opozitës, duke i thënë se i kanë sjellë dokumente bosh, dhe se ajo ka bërë edhe detyrat e tyre.
”Ke sjellë një dokument bosh. Kam bërë edhe punën tuaj, gratë punojnë më shumë se burrat”,-kështu iu drejtua deputetja Hysi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Nasip Naços dhe Enkelejd Alibeajt.
Ndërsa deputeti i LSI-së sipas saj kishte sjellë vetëm një dokument bosh. ”Të plotësohet edhe njëherë dhe të vijë këtu edhe të votohet”, tha Nasip Naço.
KOHA JONË SONDAZH

