Deputetja Ina Zhupa i bashkohet Kuvendit të Berishës

Deputetja Ina Zhupa, e cila më parë ka qenë e pozicionuar në grupin e atyre që ishin kundër ish kryeministrit Sali Berisha, i është bashkuar sot Kuvendit Kombëtar.

 

Në një prononcim për mediat Zhupa tha se “Unë marr pjesë në këtë Kuvend jo për t’u konsideruar si palë me një grup apo tjetrin, por për të bërë një akt nga ana ime në drejtim të bashkimit dhe në respect të demokratëve që ndodhen në këtë Kuvend. Një pjesë e të cilëve janë edhe nga dega e Sarandës dhe votues të PD. Sigurisht që ky nuk është akti i fundit sepse bashkimi është proces dhe ai duhet ndjekur hap pas hapi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?