Deputetja italiane kërkon ndërhyrjen e qeverisë së saj në Shqipëri: Kriza po kap majat

Përmes një deklarate deputetja italiane Erica Mazzeti e “Forza Italia” ka kërkuar nga qeveria e shtetit fqinj që të reagojë për krizën politike shqiptare.

Mazzeti bën një panoramë të situatës aktuale në Shqipëri dhe kërkon nga politika e jashtme italiane që të ndërhyjë në interes të shtetasve të saj italianë në vendin tonë.

Deklarata e plotë e deputetes italiane:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është në mes te një krize të thellë institucionale, siç raportohet edhe nga të gjitha mediat. Kryeministri Edi Rama po kërkon te shkarkojë presidentin Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, te cilat ishin në prag.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetëvrasje. Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithë kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një blof.

Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, është urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje.

Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne. T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme.

Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?