Deputetja më e re e Kuvendit të ri do jetë demokratja 22 vjeçare, Andia Ulliri
Në shtator në Kuvend do të ulet për herë të parë si deputete edhe Andia Ulliri, deputetja 22-vjeçare e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu deputetja më e re e Parlamentit. Ajo do të përfaqësojë zonën e saj, Durrësin dhe zërin e rinisë në parlamantin shqiptar.
“Hyrja ime në politikë ka qënë fati im më i mirë, sepse përfaqësoj zonën time, por nuk mund të them që është një rrugë e lehtë, por as e vështirë. Thjesht mund të them që është një rrugë, për të cilën jam optimiste. Thirrja ime është të jem, zëri i të rinjve në parlament, duke qënë se jam dëshmitare e atyre që kanë kaluar, edhe protestave, siç ishte protesta studentore, nga u kuptua që brezi i ri nuk është i kënaqur me vendin që po jeton”,-tha në ”Ora News”.
Andia thotë se statusi i deputetes e ka privuar nga disa aktivitete dhe kënaqësi, fakt që nuk përbën problem për të, pasi politika është një ndër gjërat që gjithmonë ka dëshiruar në jetë.
“Si pasojë e moshës dhe fakti që jam deputete, disa kënaqësi nuk mund t’i kem më. Por nuk është problem, që më shqetëson. Nisma që kam nisur më bënë të jem më pranë brezit të ri. Miqtë e mi kanë pasur reagime nga më të mirat, kanë qënë gjithmonë pranë meje. Madje edhe më përpara më thoshin, po flet si deputete. Dhe ata sot, mendojë që thonë me plotë fjalë, që do të flas një ditë si deputete”. Ajo shprehet se në Shqipëri është shumë e vështirë të ngresh zërin.