Deputetja Metaliaj replikë me ministrin Manja: Aktorë të dosjes 184, besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj

Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, pati një replikë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

”Dua t’i them ministrit të drejtësisë pa drejtësi, që të mos ma tregojë mua vendin ku e kam.

Unë jam deputete e qarkut Lezhë dhe përfaqësoj votuesit e qarkut Lezhë me shumë dinjitet madje, ndaj vendin gjendeni ju zoti ministër se ku e keni, sepse na keni ardhur paketë në Lezhë, dy për një, të dy vëllezërit siamezë, aktorë të dosjes 184 dhe besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj, ju edhe kryetari i bashkisë i emëruar, 6% i Ramës.

Besëlidhja e Lezhës do të ju largojë njëherë e mirë të dyve bashkë, dhe Lezha do të ju kthehet banorëve të Lezhës, sepse do ti kthejmë nderin dhe dinjitetin Lezhës dhe lezhanjëve”,-tha ajo.

SHKARKO APP