Deputetja Pampuri: Berisha një ”non-grata”, nuk mund ta çojë partinë askund
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka komentuar situatën brenda selisë blu. E pyetur në lidhje me situatën e deputetëve pranë Gazment Bardhit, ajo u shpreh se ky i fundit ka pasur gjithë mbështetjen e Lulzim Bashës dhe PD-së, ndërsa tha se për largimin e tij mund të flasë vetëm ai. Sa i përket grupit të Rithemelimit, të udhëhequr nga Sali Berisha, Pampuri tha se nuk ka asgjë personale me të, por shpallja e tij “non-grata” ai “nuk mund ta çojë partinë askund”.
“Të gjitha do bëhen të ditura gjatë Kuvendit të PD. Kemi diskutuar pika të statutit dhe janë diskutuar mes nesh edhe ndryshimet. Kuvendi do ketë edhe zgjedhjen e këshillit të ri. Këtu nuk ka hakmarrje. Pas këshillit, do ketë zgjedhje për të gjitha strukturat e partisë. Nuk ka lidhje me Bardhin për të hequr kompetencat e tij. PD do ketë një strukturë të re.
Bardhi ka qenë nga më të mbështeturit nga Basha dhe anasjelltas. Si ka mundësi që në një moment ai nuk bindet. Për këtë mund të flasë vetëm ai. Bardhi ka pasur gjithë mbështetjen në parti. Unë nuk kam gjë personale me Berishën, nuk kam bashkëpunuar me të kurrë. Por nga momenti që shpallsh non-grata dhe kjo izolon partinë, dhe kërkon të jesh kryetar, ku mund ta çosh këtë parti?
Kjo u pa edhe në 14 maj. Nëse një prej nesh në atë grup ka marrë pjesë në tendera, korrupsion apo bashkëpunim me Ramën, do kishte dalë një dokument, por s’mund të jesh patericë e Ramës kur qëndron në parti dhe je mbështetëse e saj prej kohësh”, u shpreh ajo ndër të tjera në studion e News24.