Deputetja publikon foton: Kur do flisni

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu ka publikuar një foto-montazh ku disa të ashtuquajtura aktiviste për të drejtat e njeriut paraqiten me shenja në fytyrë, si kundërpërgjigje ndaj heshtjes që ato po mbajnë për rastin e Xhisiela Malokut.

Në foto janë vendosur Dalina Fico, Elsa Ballauri, Majlinda Bregu, etj, dhe aty shkruhet: “Kur do flisni?” Ndërkohë, deputetja Kadiu shkruan mbi foto vetëm një fjalë: “Turp!”

Pavarësisht dëshmisë tronditëse së 25 vjeçares së dhunuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, shoqatat për mbrojtjen e grave dhe të drejtave të njeriut kanë qëndruar kryesisht në heshtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?