Deputetja publikon foton: Qeveria sot është pa drejtim
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka publikuar foton e një të riu nga Shkodra, i cili ecën në rrugët e tejmbushura me ujë. Në mesazhin e saj, Malaj, thekson se qeveria do të shpallë gjendjen e emergjencës civile, kur uji të shkojë në katin e pestë.
”Shkodranët edhe hekur me pas qenë, sot do ishin ndryshkur! Mos duhet që uji të mbërrijë në katin e pestë që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme?! Jo vetëm shqiptarët janë pa drejtim, po edhe qeveria është sot pa drejtim”,-shkruan Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

