Deputetja: S’jam në Kuvend për lojërat e Ramës. Votoj 5 Qershorin, pro koalicioneve
Në seancën e nesërme, voton për marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, do ta japë edhe deputetja Fatjona Dhimitri. Pëmres një postimi në facebook, ajo thotë se nuk mund do të mbështesë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. ”Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës”.
Nga ana tjetër, ajo thotë se konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave.
”Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje. Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë”.
Postimi i plotë
Konfirmoj VOTËN PRO Marrëveshjes së 5 qershorit 2020!
1.Votoj PRO Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dakortësuar ne Këshillin Politik dhe noterizuar nga Partnerët Ndërkombëtarë të cilët janë udhërrëfyesit tanë në rrugën drejt Bashkimit Europian!
2.Votoj PRO Marrëveshjen e dakortësuar me 5 qershor 2020 dhe jam kundër çdo ndryshimi që cënon interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve të vendit tim.
3.Kulisat e tjerë me pretendim të ndryshimeve kushtetuese që nuk kanë noterizimin e ndërkombëtarëve dhe nuk reflektojnë interesa përfaqësimi për qytetarët, përsa kohë unë të kem një votë ne Kuvend nuk do të votohen prej meje!
4.Çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga Edi Rama për të arritur objektivat e veta politike.
5.Unë nuk mund të mbështes kurrë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës.
6.Unë besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj procesin e integrimit europian të vendit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi.
7. Konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave. Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje.
8. Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë.
9. Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020, pa asnje ndryshim!